
Ja çfarë thonë turistët e huaj për pushimet në Sarandë dhe Ksamil!
E Shtunë 26 Korrik 2025, 13:01
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga bregdeti i jugut, duke vënë në fokus fluksin e turistëve që po vizitojnë Sarandën dhe Ksamilin gjatë këtij sezoni veror.
“Turistë nga gjithë bota po shijojnë këto ditë detin e mrekullueshëm, mikpritjen dhe plazhet publike të Sarandës dhe Ksamilit”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale, ndërsa poston videon me përshtypjet e turistëve të huaj për bregdetin tonë.
Sipas tij, shumë prej këtyre vizitorëve janë tashmë turistë besnikë, ndërsa të tjerët janë të sigurt që do të rikthehen, pasi “brigjet e Jonit janë joshje me shikim të parë dhe e përjetshme”./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















