Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ivanka Trump në Vlorë, takim me Edi Ramën në Dhërmi

Ivanka Trump në Vlorë, takim me Edi Ramën në Dhërmi

Vlorë – Ivanka Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku ka qëndruar në vilat qeveritare gjatë mbrëmjes.

Gjatë ditës së sotme ajo pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në zonën e Dhërmiut.

Mësohet gjithashtu se Ivanka Trump do të ketë disa ndalesa në qytetin e Vlorës, megjithatë ende nuk janë bërë publike arsyet e vizitës së saj apo detajet e takimit.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka mbërritur në jug të vendit që prej pasdites së së shtunës dhe pritet të qëndrojë në Vlorë edhe ditën e hënë, ku do të zhvillojë takime dhe inspektime në kuadër të agjendës së tij.

Kujtojmë që në vizitën e saj të fundit në Vlorë, në janar, ishin të pranishëm edhe arkitektë të njohur. Në fokus të bisedimeve ishin investimet në Sazan e Zvërnec, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e vizitës së kësaj here.