Melania Trump reagon pas lajmeve për lidhjet, me Jeffrey Epstein
Dritare.net

Melania Trump ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein, duke kërkuar që pretendimet që e lidhin me të “të marrin fund menjëherë”.
Në një deklaratë të papritur nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump bëri gjithashtu thirrje për organizimin e seancave dëgjimore në Kongres për të mbijetuarit e trafikimit seksual të lidhur me Epstein, duke zhvendosur fokusin e debatit publik tek viktimat.
Ajo hodhi poshtë edhe thashethemet që qarkullojnë në internet se Epstein e kishte prezantuar atë me bashkëshortin e saj, Donald Trump, duke i cilësuar këto pretendime si “përpjekje të liga për të shpifur reputacionin tim”.
Deklarata vjen në një kohë kur çështja e Epstein vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe publike dhe të nxisë teori e pretendime të ndryshme, shpesh të pa verifikuara, ndërsa debati mbi transparencën dhe përgjegjësinë politike mbetet i hapur./K.C/dritare.net