
Ish-ambasadori: Kurrë nuk kemi qenë më pranë se tani Luftës së Tretë
Dritare.net
Ish-ambasadori Roland Bimo ka ngritur alarmin mbi përshkallëzimin e situatës globale, duke paralajmëruar se bota ndodhet më afër se kurrë një konflikti të madh ndërkombëtar. Në një intervistë për emisionin Shqip nga Dritan Hila ne Dritare TV, Bimo tha se zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Gaza, bashkë me deklaratat e ish-presidentit Donald Trump dhe qëndrimet e aleatëve perëndimorë, përbëjnë një skenar real të rrezikut për Luftën e Tretë Botërore.
“Nga deklarata e Merc, nga ato të zotit Trump, nga çfarë po ndodh në Ukrainë, në Gazë – duket vërtet që jemi në prag të ekzakt asaj që Trump e quante rrezik maksimal gjatë fushatës,” – u shpreh Bimo.
Ai kujtoi një nga momentet më të forta të fushatës së Trumpit, ku ish-presidenti amerikan shprehej se administrata Biden e kishte afruar botën më shumë se kurrë me një konflikt bërthamor.
“Trump tha se çdo ditë që vazhdon lufta në Ukrainë, e afron rrezikun për një përplasje globale me fuqi të armatosura bërthamore. Premtoi se do ta ndalojë luftën brenda 24 orëve, sapo të marrë detyrën,” – theksoi Bimo.
Megjithatë, ai shtoi se realiteti diplomatik dhe ushtarak i tanishëm po e sfidon këtë ide: “As europianët nuk i binden më SHBA-së, as Ukraina, aq më pak Rusia dhe Kina. Nga të gjitha drejtimet ku është kërkuar një zgjidhje, nuk është arritur asgjë konkrete.”
Deklarata e ambasadorit Bimo vjen në një kohë tensionesh të larta globale, ku luftërat e zgjatura dhe qëndrimet e ashpra ndërkombëtare po zbehin gjithnjë e më shumë shpresat për paqe afatgjatë./L.F-dritare.net

















