Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga puna në TVSH, ndihmëse në Athinë!

Nga puna në TVSH, ndihmëse në Athinë!

Gazetarja Rudina Xhunga solli në emisionin “Shqip” në DritareTv historinë e mrekullueshme te regjisores dhe skenaristes Angjelina Xhara. Angjelina, tregoi për gazetaren Xhunga se si shkoi në Greqi për të krijuar një film në 1991-shin dhe punoi një vit si dado. Regjisorja jetoi 15 vjet në Greqi, ku punoi punë të ndryshme, por kurrë nuk hoqi dorë nga profesioni i saj, të cilin e ushtroi për disa vite edhe në shtetin ku emigroi. Regjisorja rrëfen për gazetaren arsyet se përse u kthye në Atdhe tani që është 74 vjeçe. Ajo tregon se gjithë brezi i saj që jeton në Greqi do të kthehet një ditë në Atdhe, pasi të gjithë shohin dritë në atë Shqipëri që dikur ishte mbuluar nga errësira.

“Unë jam përshtatur gjithë jetës. Vajta në Greqi për të bërë film. “Onufri, porta e jugut”, kështu e quajta filmin. Megjithëse bëra dy filma të mirë, ngela pa punë, vetëm me asistencën. Dikush me tha që vizat për në Greqi ishin shumë të kollajshme. Unë vajta në Greqi se e kisha më kollaj. Vajta me mendimin që do bëja Onufrin atje. Kisha motrën në Greqi që kish vajtur dy muaj para meje. Unë vajta në Greqi ai krijuese, për të bërë skenarin. Më dha Janullatosi vizën për në Greqi. Më drejtoi edhe te një regjisore që do bashkëpunoja ne Greqi. Më tha ajo regjisorja: “Sa të gjejmë lekët e filmit ti puno.” Hyra të punoj një vit te një familje franceze, mbaja një fëmijë. Rrita një fëmijë modern. Unë kam parë edhe lart edhe poshtë. Por njeriu duhet të jetë i kënaqur me të gjitha se janë prova që ne japim para Perëndisë. Thonë që ne emigrantët pastrojmë vetëm banja. Jo more jo, ne jetuam. Banjat pastrohen në mënyrë të natyrshme kur njeriu ka një higjienë personale. Secili që ka higjienë e lë të pastër banjën.”, u shpreh regjisorja për Rudina Xhungën./K.C/dritare.net