Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Idajet Beqiri: Berisha nuk ikën, ka mision të destabilizojë!

Idajet Beqiri: Berisha nuk ikën, ka mision të destabilizojë!

Idajet Beqiri tha se Sali Berisha se ka një mision, për të destabilizuar vendin. Kështu u shpreh avokati i njohur i ftuar në emisionin Java në Dritare TV, duke komentuar protestën e paralajmëruar nga Berisha më 6 dhjetor.

“Berisha nuk largohet nga politika dhe e mban me çdo kusht sepse nuk e lënë të iki, sepse duan që misionin ta çojë deri në fund.

Ai tashmë nuk ka më fuqi për të ikur dhe vazhdon poshtërisinë për vendin, antikombtarizimin, duke e lënë vendin pa opozitë e duke mos ecur punët e Shqipërisë përpara. Tani si ai, si Meta, rrinë për të keqen e Shqipërisë.

Prandaj ata e kundërshtojnë projektin e Portit të Durësit. Mund të kundërshtohet një projekt i tillë? Kurrën e kurrës. S’ka të mirë më të madhe për Shqipërinë se sa të futen në këtë vend investime kaq të mëdha. Afro tri-miliardë. Kjo gjë ngre prodhimin bruto të Shqipërisë dhe krijon një seriozitet për vendin për të thithur biznese të tjera të fuqishme të mëdha.

Kush ka ardhur nga bizneset e fuqishme në Shqipëri, nuk është futur sepse ka hasur rezistencë të madhe; që donin minimalisht 40% të fitimit. Por, si është e mundur që një biznes serioz e me reputacion ndërkombtar dhe korrekt me ligjet, të pranojë të futesh në hesape të tilla korruptive dhe t’ja bësh dhënien e lejes në leverdi të korrupsionit?

Bizneset kërkojnë të vijnë në Shqipëri, sepse është terreni që bëhet biznes. Opozita dëshiron që këtë gjë ta ndosë.",tha Beqiri./M.T/dritare.net