
Atentati me 4 të plagosur në Lundër. Gjendet mjeti që përdorën autorët
Dritare.net
Policia ka gjetur motorin që përdorën autorët në atentatin me katër të plagosur në Lundër. Motori u gjet në fshatin Fikas, Mullet. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
"Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, naë Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.", thuhet në njoftim./K.C/dritare.net

















