
Putini: Armëpushim të përkohshëm për festimet e Pashkës në Ukrainë
E Shtunë 19 Prill 2025, 17:05
Dritare.net
Rusia do të ndalojë "të gjitha operacionet ushtarake" si pjesë e "armëpushimit të Pashkëve" në Ukrainë, njoftoi Kremlini të Shtunën e Madhe.
Armëpushimi i përkohshëm do të zgjasë nga ora 18:00 e ditës së sotme deri në mesnatën e së dielës, 20 prill.
“Trupat tona duhet të jenë të gatshme për të zmbrapsur shkeljet e mundshme të armëpushimit dhe provokimet nga armiku, çdo veprim agresiv të tij.”, thuhet në deklaratën e Kremlinit. Moska thotë se pala ukrainase duhet "të ndjekë shembullin tonë".
Kievi ende nuk i është përgjigjur propozimit./K.C/dritare.net

















