
Rama: Nëse Ina Majko nuk futet në Kuvend, do jetë në qeverinë e re!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë, ku takoi edhe gratë e vajzat e qytetit. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për kandidaten e Delvinës, Ina Majko, për të cilën ka thënë se është shumë krenar që ka zgjedhur ta ketë në listën e Vlorës.
Rama u shpreh se nëse Ina nuk do jetë pjesë e Kuvendit, do jetë pjesë e qeverisë.
"Do japim më shumë bursa për fëmijë që vinë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vinë nga familje egjiptiane dhe rome. Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë, por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm"-tha Rama./K.C/dritare.net

















