Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Neda Balluku: Big Brother bashkon shqiptarët!

Neda Balluku: Big Brother bashkon shqiptarët!

Pas rreth 4 muajsh, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi. Me shumë dinamika, emocione dhe përballje të forta, ky edicion rrëmbeu zemrat dhe ekranet e të gjithë shqiptarëve.

Opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari kanë shprehur përjetimet e tyre nga ky rrugëtim. Neda Balluku u shpreh se ka “BBV” është një program që i dedikohet çdo shqiptari.

“Na kanë dhënë emocione të mrekullueshme, Big Brother është emision që bën bashkë të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe sonte nata finale i dedikohet çdo shqiptari që me vite me radhë kanë qenë ambasadorët e Big Brother”, u shpreh Neda Balluku.

“Kam emocion sikur po dal për herë të parë dhe këto janë emocionet e finales dhe dua t’i shpreh mirënjohje çdo shtëpie që na ka ndjekur ditë pas dite dhe e kanë përqafuar këtë program, dhe më vjen mirë që këtë studio e kam ndarë me një profesionist si ti Ledion”, u shpreh Arbër Hajdari.