
Hotel Regina Vlorë bie pre e mashtrimit. Klienti Italian paguan me çek fals dasmën!
Dritare.net
Në një kohë kur turizmi është duke u rimëkëmbur nga mbyllja e zgjatur për shkak të pandemisë, një hotel në bregdetin turistik të Vlorës ka rënë pre e mashtrimit nga një klient italian.
Bëhet fjalë për Hotel Regina Group Vlorë, i cili mirëpret çdo vit turist vendas e të huaj. Klienti Italian ka organizuar dasmën e tij me një shtetase shqiptare, si dhe është akomoduar për një javë bashkë me të ftuarit pranë këtij hoteli, të cilin në fund e ka paguar me një çek fals.
"Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndëri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fals të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë! Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmëroj të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga google earth! Sigurisht që rastin do referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar.
P.s i bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët...epo kjo është shumë!",- shkruan hoteli në rrjetet sociale.
Pas denoncimit në polici, hoteli ka publikuar foton e klientit dhe në rrjetet sociale, si dhe tregon se pas organizimit të gjithë dasmës dhe akomodimit të klientit dhe miqve të tij për një javë, dhëndëri pagoi me çekun fals./M.T/dritare.net

















