Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Henri Gjata, Make up artisti që bën mrekulli!

Henri Gjata, Make up artisti që bën mrekulli!

Vera është stina e detit, e pushimeve, e të bukurës dhe natyrisht që nuk mbetet pas edhe make up-i. I lehtë, i freskët dhe në nuanca që të magjepsin. Por, sa dimë ne të zgjedhim make up-in e duhur për rastin e duhur në stinën e verës?

Të gjitha pyetjeve i është përgjigjur ai, make up artisti i vipave, që do çdo sekret, Henri Gjata.

Ai ka rrëfyer për “Vera për Athinanë”, në Dritare TV, rrugëtimin e tij drejt pasionit për make up-in, sekretet e punës, por edhe personazhet që ia bëjnë punën më të vështirë.

Gjithçka ka nisur në mënyrë spontane, me njerëzit e mi e të afër dhe për rreth 2 vjet kam grimuar vetëm njerëzit që njihja, pastaj me kliente, derisa u punësova te një dyqan make up-i , qëndrova dy vjet aty dhe pastaj hapa studion time.

Ai nuk la pa përmendur edhe vështirësitë që ka patur kur ka nisur këtë punë.

Henri Gjata, Make up artisti që bën mrekulli!Henri Gjata, Make up artisti që bën mrekulli!

"Vështirësia e vetme ka qenë që duhet tu provoja njerëzve që unë e bëj këtë punë, nuk jam i vogël. Nuk kishin besim te mosha. Ka qenë e vështirë pjesa e besimit por e kam fituar me punë.

Klientet më përpara nuk më “besonin”, gjithmonë më vinin me foto, më bëj këtë, më bëj këtë dhe ia bëja. Tani në 99% të rasteve më thonë më bëj si të duash ti. Tani më vjen mirë që edhe kur vijnë me foto, më tregojnë fotot e mia".

-Ka patur raste kur klientet nuk kanë qenë të kënaqura?

"Unë jam shumë i komunikueshëm me klientet dhe gjatë gjithë kohës i pyes nëse u pëlqen puna. E shpjegoj se çfarë po bëj".

Teksa foli për make up-in në plazh, Henri na befasoi me përgjigjen e tij.

“Nuk them që është gabim të bësh make up në plazh, ke produkte të caktuara që mund ti vendosësh, është mirë të mos të të ikin kur lahesh. Nuk duhet harruar SPF-ja. Mund të vendosin një primer, të rregullojnë pak vetullat, dhe një remel kundra ujit dhe një hidratues për buzët, me ose pa ngjyrë". Gjithçka që mund të themi është që Henri krijon mrekulli./M.M-dritare.net