Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hapet rruga për numërimin e votave të Greqisë

Hapet rruga për numërimin e votave të Greqisë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.

Pas bllokimit të procesit prej orëve të vona të mbrëmjes së diel 11 maj, me kërkesë të PD-së të pranuar nga kryetari i KQZ dhe reagimeve të forta nga mazhoranca se po shkeljen ligji dhe Kodi Zgjedhor, sot (16 maj), Celibashi shpalli vendimin duke pranuar kërkesën për vijimin e numërimit.

Celibashi vlerësoi se nuk ka pasur asnjë kuti me probleme apo të kontestuar me prova dhe në këtë mënyrë i hapej ligjërisht rrugë numërimit të tyre, teksa vendimi hynte në fuqi menjëherë./L.F-dritare.net