Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Evi Kokalari kritikon fort Ervin Salianjin, duke thënë se nuk i vjen keq për kohën që ai kaloi në burg, sepse sipas saj, ai ka përdorur të njëjtin stil mashtrues ndaj saj, si në çështjen "Babale". Ajo e akuzon për shpifje publike ndaj saj dhe familjes së saj, duke e lidhur me “lobi grek” dhe “Agimin e Artë”, gjë që e quan gënjeshtër totale. Ajo shton se individë si Salianji kanë dëmtuar rëndë PD-në, duke kontribuar në humbjen e saj në 2021. Në fund, tregon se ka një padi në proces ndaj tij që pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë më 15 korrik.

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Pas këtij statusi ku Kokalari bëri edhe një koment për Grida Dumën, partneren e Salianjit, pati një reagim nga Mialim Zeka. Ai e cilësoi Evi Kokalarin primitive në mendje dhe sadiste në shpirt”, duke e akuzuar se ndërhyn pa të drejtë në jetën private të njerëzve, konkretisht në një marrëdhënie dashurie ku ka komentuar mbi diferencën në moshë. Ai përdor një gjuhë të ashpër, ironizon pretendimet e saj për lidhje me Trump.

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Koklalari iu përgjigj Milaim Zekës, duke e ironizuar për varësinë e tij nga emisionet për mbijetesë ekonomike dhe i rikujton miqësinë me Tan Hoxhën, duke thënë se ky i fundit nuk do e lejonte kurrë një nivel të tillë hipokrizie në Top Channel.

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim ZekënGrida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Në fund, ajo i përgjigjet provokimeve për jetën e saj private dhe e mbyll me një citim ironik të Donald Trump: "Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje."/L.F-dritare.net