Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjyqi në Hagë! Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse!

Gjyqi në Hagë! Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë vijon dhe në seancën e sotme do të paraqiten deklaratat përmbyllëse të përfaqësuesit të viktimave, të mbrojtjes dhe do të flasin edhe vetë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Katërshja e UÇK-së do t'i drejtohet trupit gjykues me fjalime nga 20 minuta secili.


Në seancën e fundit, pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, nisën pyetjet e gjykatës dhe më pas të prokurorisë.

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Një ditë më parë që shënonte edhe 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u mbajt një marshim qytetar në shenjë solidariteti dhe revolte kundër kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin e katër ish-krerëve me 45 vite burg secilit./dritare.net