
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kreun e PL-së Ilir Meta.
Ky vendim u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Metës për ndryshimin e masës, e cila u zhvillua më 13 gusht 2025. Gjyqtari Erjon Çela, i cili ka ndjekur hetimin paraprak të çështjes, shqyrtoi kërkesën e mbrojtjes.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, argumentoi se tashmë nuk ka rrezik për prishje provash, pasi hetimet janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Megjithatë, gjyqtari Çela vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë. Ilir Meta është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimi ndaj tij është mbyllur dhe dosja është kaluar për gjykim. /K.C/dritare.net

















