Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO 24 masa sigurie për zyrtarët e UBT, Rama: Rektori Sallaku flet nesër para grupit të PS!

GJKKO 24 masa sigurie për zyrtarët e UBT, Rama: Rektori Sallaku flet

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur se janë masa të lëshuara sipas tij, pa gjyq.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030”- shkruan Rama /E.P-dritare.net