Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Gjesti i penduar që zgjodhi Rizartën: Mos të të shoh më kurrë në krevat me mua

Gjesti i penduar që zgjodhi Rizartën: Mos të të shoh më

Gjesti dhe Rizarta duhet të ndajnë shtratin për dy javë, zgjedhje kjo e Gjestit pas urdhrit që dha Big Brother. Por, ajo që ka habitur ndjekësit ka qenë një moment i natës vonë, kur Gjesti, i shtrirë në krevat, ka pëshpëritur disa fjalë vetë me vete, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re.


Ai është shprehur: “Rizartë, të kisha me të heq prej këtu, asgjë s’kisha dashur tjetër, veç të kryej sendin me ty. Shpejt të zhdukesh ti prej këtu Rizartë, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua, do të isha më i lumturi. Gabim kam bërë që të kam zgjedhur unë ty. Kuku për jetën time."


Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata mes tij dhe Rizartës në ditët në vijim./K.C/dritare.net