Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ylli Manjani: Prokurori Dado të largohet nga çështja Veliaj ose të ndiqet penalisht!

Ylli Manjani: Prokurori Dado të largohet nga çështja Veliaj ose

Nga Ylli Manjani

Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Velisë në reagimet e tij në Facebook.

Ashtu është, nuk është mirë të shash e të fyesh, aq më tepër nga pozitat e një personi nën hetim. Nuk të jep aanjë avantazh sharja e fyerja, padyshim.

Mirëpo nga ana tjetër shihni pak me vemendje anën tjetër të medaljes. A është prokurori i çështjes etikisht korrekt?!

Ndaj Tij janë shfaqur pretendime serioze se ka kërkuar favor në Bashkinë e Tiranës për një leje ndërtimi.

Ka pretendime se ka qenë intimidues nga familjes Veliaj.

Dhe tani, së fundi del së në gjyq prokurori ka fyer palën tjetër duke e quajtur "ndyrësirë". Në sallën e gjyqit....prokurori.... E kuptoni apo jo?!

Ça duhet të ndodhë më shumë që njeriu të reagojë, pavarsisht pozitave procedurale ku gjendet?!

Nëse qëndron pohimi se ai që fyen është i dobët në argumente, kjo besoj vlen edhe për prokurorin, apo jo?!

Po të isha Altin Dumani do ta kisha larguar atë prokuror nga çështja.

Ndoshta ai meriton më shumë sesa largim nga çështja. Edhe një procedim disiplinor do t'i sqaronte ligjërisht të gjitha këto aspekte. Nuk është normale kjo gjë!/dritare.net