Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO: Ja çfarë i ka thënë prokurori Dado, Erion Veliajt në seancë!

GJKKO: Ja çfarë i ka thënë prokurori Dado, Erion Veliajt

GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka bërë një sqarim në lidhje me një deklaratë të bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili publikoi një pjesë të procesverbalit të një seance gjyqësore, duke pretenduar se prokurori Ols Dado e kishte quajtur atë “ndyrësirë”.

Njoftimi i GJKKO:

"Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.


Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment", thuhet në njoftimin e GJKKO./L.F-dritare.net