Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Apollonia, aty ku studionte perandori August!

Apollonia, aty ku studionte perandori August!

Apollonia, quhet ndryshe toka e perandorëve. Pasi në qytetin antik ilir kanë studiuar perandorët. Një nga ata ishte edhe perandori August. Në një emision kushtuar Apollonisë, arkeologu, Neritan Ceka tregoi për gazetarin Dritan Hila, se si erdhi Augusti në Apolloni për të studiuar, edhe aty një astrolog parashikoi që ai do të bëhet perandor. Edhe u bë perandor, pasi vdiq Cezari në vitin 44.



“Në Apolloni ka pasur një shkollë që kanë studiuar perandorët. Kjo shkollë oratorike ishte e famshme për kohën. Svetonio që bënte biografitë e perandorëve, por edhe të personaliteteve të tjera të Romës thotë që Augusti erdhi te shkolla e Oratorisë, aty gjen Observatorin që llogarite fatin sipas pozicionet të yjeve. Kur shkoi Augusti tek astrologu, ai iu afrua, iu ul në gjunjë, edhe i tha: Ti do jesh perandori i ardhshëm. Kur u vra Cezari në vitin 44, apolloniatët e shoqëruan për në Romë, ku mori pushtetin edhe ai ia shpërbleu duke e lënë Apolloninë, qytetin e ilirëve që nuk paguan taksa. Pra Apollonia ruajti autonominë, institucionet, gjuhën dhe pasurinë e vet.”, thotë zoti Ceka në DritareTV./K.C/dritare.net