
3-vjeçari ndërroi jetë, motra në gjendje të rëndë. Ja shkaku që dyshohet!
Dritare.net
Detaje të reja mësohen nga tragjedia në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeç humb jetën ndërsa motra e tij 7-vjeçe ndodhet në gjendje kritike në Tiranë.
Sipas informacioneve nga spitali i Shkodrës, fëmija 3-vjeçar i cili ndërroi jetë ditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulëta), ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.
Më pas ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma ku i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë, por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.
Familja ka dërguar djalin edhe një ditë më parë në spital, ku kanë kërkuar t’i bëhet vetëm një serum, ndonëse sipas spitalit, mjekët i kanë kërkuar ta shtrojnë për trajtim më të specializuar.
Të nesërmen, familja është paraqitur sërish, por tashmë me dy fëmijët e sëmurë. Djali në gjendje shumë të rëndë, ku ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa vajza është nisur për Tiranë.
Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak, ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë, ku do të zhvillohen hetimet.
Sa i takon shkaku sipas burimeve në media mësohet se prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë./L.F-dritare.net

















