
Tiri tha se i pëlqen një vajzë në BBV. Reagon Krisa
Dritare.net
Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, një bisedë mes Tirit dhe Aldos ka ngritur shumë pikëpyetje. Aldo e pyeti Tirin rreth një deklarate të mëparshme të tij, ku ai kishte thënë se i pëlqente një vajzë në shtëpi.
“Jo që më pëlqen një vajzë…” – u shpreh Tiri, duke shtuar më pas: “Mund të kem pëlqim.”
Kur Aldo e pyeti se për kë bëhej fjalë, Tiri me humor u përgjigj: “Kam një pikë të dobët për Rozana Radin.”
E dashura e Tirit, Krisa, ka reaguar në rrjete sociale pas kësaj deklarate, duke thënë se nuk di ende si ta përjetojë këtë situatë.
“Ma keni dërguar shumë këtë video, më keni bërë tag. Nuk e kam ende një përgjigje për këtë gjë, pasi prisni që unë të jem e indinjuar, e mërzitur, e acaruar, por edhe unë nuk di çfarë të them. Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë,” – ka shpjeguar Krisa në Instastory./K.C/dritare.net

















