Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Operatori turistik nga Ksamili: Agjencitë turistike, lajme të rreme, që të çojnë shqiptarët në Turqi!

Operatori turistik nga Ksamili: Agjencitë turistike, lajme të rreme,

Ditët e fundit në rrjet kanë qarkulluar një sërë artikujsh në të cilat shkruhet se në jug të vendit, çmimet e hoteleve, shezlloneve apo në lokale janë shumëfishuar. Por mos u gënjeni nga lajmet e rreme që qarkullojnë në rrjet. Në jug sikurse çdo vit mund të bëhen të gjitha llojet e pushimeve, edhe nëse ke një buxhet mesatar apo të lartë. Geri Caca, operator turistik, nga Ksamili, tha për Dritare TV se lajmet e rreme mund të jenë qëllim i agjencive turistike të cilët duan të dërgojnë turistë shqiptarë në destinacionet fqinje.

“Në rreth 80% të plazheve në Ksamil, gjen çadra me 1 mijë lekë. Në rrjet u shpërndanë lajme të rreme për çmimet skandaloze në jug, e konkretisht në Ksamil dhe kjo mund të jetë edhe qëllim i agjencive turistike që duan t’i çojnë njerëzit jashtë.

Ka disa plazhe që janë luksoze, dhe sigurisht çmimet janë më të shtrenjta. Po kjo përfshin vetëm 15-20% të çmimeve.

Te baret dhe restorantet ka një rritje të çmimeve, por në një masë shumë të vogël. Edhe akomodimi ka një rritje të çmimeve. Ka një rritje por jo më shumë se 5 apo 10 euro.

Kërkesat për pushime këtë vit në Ksamil janë shumë të larta. Lajmet e rreme kanë ndikuar disi, duke i larguar klientët”, u shpreh Caca në Dritare Tv./L.F-dritare.net