
Fruta-perime me plehra kimike? Çfarë thotë ministrja Denaj!
Dritare.net
Dy ditë më parë gazetari Blendi Fevziu postoi një video në Instgram që ngjalli shumë reagime, pasi ai po maste sasinë e nitratit dhe rrezatimit që ka në frutat dhe perimet që shiten çdo ditë në pazar. Rezultatet që nxori detektori ishin të frikshme pasi tregonte shifra shumë të larta të nitratit te frutat dhe perimet.
Ndërsa sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u kërkoi qytetarëve të mos u besojnë pajisjeve të pacertifikuara që gjurmojnë praninë e nitratit apo kimikateve të tjera në produktet ushqimore. Sipas saj, vetëm ISUV-ja është i besueshëm.
“Institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ISUV, një institucion shtetëror i fokusuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sot jemi 1361 kontrolle. Gjurmohet edhe ku ka produkte që mund të ketë përmbajtje të lartë të disa produkte si nitrati. Duhet të heqim dorë nga pajisje që nuk janë të certifikuara. Çdo produkt që mund të ketë indikacion të shkojë dhe të certifikohet në ISUV. Sot produktet bujqësore, sidomos nga zona e Myzeqesë, nuk ndodh që të mos kenë produkte të çertifikuara.”, tha Denaj./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















