
Foto/ Tirana bie në qetësi. Pa njerëz dhe makina rrugëve të saj
E Diel 22 Mars 2020, 15:03
Dritare.net
Tirana sot ishte krejt ndryshe nga ditët e tjera. Pa njerëz në rrugë, pa makina që lëviznin. Komplet qetësi. Siç duket qytetarët ua kanë vënë veshin masave të qeverisë dhe kanë qëndruar në shtëpi. Ka pasur edhe nga ata që kanë dalë, por nuk janë toleruar nga policia. U gjobitën.
Të tjerë ca nga frika e koronavirusit, ca nga frika e gjobave vendosën të rrinë në shtëpi, të mos dalin sot, ditën e fundit të javës.
Në këto foto të LSA shihet Tirana bosh, e qetë, pa makina dhe pa njerëz.

















