Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fjalët e para të babait të pilotit 32-vjeçar: Humba dy fëmijë!

Fjalët e para të babait të pilotit 32-vjeçar: Humba dy

24 orë pas rrëfimit të Babis Anagnostopulos për vrasjen e gruas së tij Karolinë në Glyka Nera thyen heshtjen babai i pilotit 32-vjeçar.

Duke folur për Alpha, babai i Babis Anagnostopulos tha se ai humbi dy fëmijë dhe se po përpiqet të bëjë më të mirën për mbesën, që nuk është fajtore për asgjë.

Foshnja është me ne. Tani na intereson vetëm fati i kësaj foshnje dhe duam të jemi sa më të përqendruar në të. Si baba tani kam humbur dy fëmijë.", tha ai.

Ndërsa familjet e 20-vjeçares dhe pilotit janë shkatërruar, duke u përpjekur të menaxhojnë dhimbjen e tyre dhe të kuptojnë se përralla që 32-vjeçari kishte krijuar ka mbaruar, të gjithë sytë janë drejt fatit të foshnjës.

Familja e pilotit synon të kërkojë kujdestarinë e përbashkët për foshnjën.

Të dyja familjet kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Kjo dëshmohet edhe nga fakti se vëllai i Babis, Fotis Anagnostopoulos, jo vetëm që u gjend pranë familjes së Karolinës pas zhvillimeve tragjike, por edhe se për momentin ai ka në shtëpi Lidian e vogël, për të cilën kujdeset./K.C/dritare.net