Filmi i animuar për fëmijë “Udhëtimi i princit”, premierë në Kinemanë Melinium në Tiranë
Dritare.net

Filmi i animuar për më të rinjtë “Udhëtimi i princit” nga 24 shkurt do të shfaqet në Kinemanë Milenium në Tiranë, e më vonë edhe në kinematë tjera në vend. Bëhet fjalë për realizim të ri me metrazh të gjatë të animatorëve francezë kryesorë Zhan-Fransoa Lagioni dhe Ksavier Pikar, të cilët shfrytëzojnë figura fantastike për të rrëfyer tregim për sfidat e botës në të cilën jetojmë.
“Udhëtimi i princit” ishte konkurrues për çmim në Festivalin evropian të filmit fantastik në Strasburg, Francë (Strasbourg European Fantastic Film Festival), si dhe në festivale tjera për filma të animuara.
Përmbajtja e shkurtër: Loren, princi i moshuar i majmunëve, zgjohet në një breg të panjohur në vendin Niokus, në të cilin ka ngecur pas anijethyerjes. Atje e gjen Tomi nëntëmbëdhjetë vjeçar prindërit e të cilit do ta strehojnë. Prindërit e Tomit janë shkencëtarë të dëbuar: janë dëbuar nga ish-komuniteti i tyre sepse kanë besuar se ekzistojnë edhe civilizime tjera të majmunit. Princi fillimisht do të bëjë kërkime shkencore e më pas në shoqërim të Tomit do të shëtisë nëpër kryeqytetin dhe në xhunglën e afërt ku zbulon një botë të panjohur dhe magjike. Por, Princi do të njoftohet edhe me rregullat e ashpra që vlejnë në atë botë të jashtëzakonshme për të./dritare.net