Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë ndodh më 11 shtator! Muça zbulon lëvizjet e Ramës!

Çfarë ndodh më 11 shtator! Muça zbulon  lëvizjet e

Në emisionin Dekalog me Roland Qafokun në DritareTV, analisti dhe gazetari Flogert Muça bëri një deklaratë të fortë për ndryshimet e mundshme në qeveri që pritet të ndodhin më 11 Shtator.

Sipas tij, ky nuk është një moment i zakonshëm politik, por një pikë kthese që mund të quhet edhe “11 Shtatori i Edi Ramës. Jo kullat e ndërtimit, por kullat e pushtetit, siç i quan Muça.

“Ka sinjale të qarta për një riorganizim të madh të ministrive,” tha Muça. “Jo vetëm që numri i tyre mund të rritet, por pritet një ridizenjim i pushtetit brenda tyre, për t’iu përshtatur edhe kërkesave që vijnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Europian.”

Ministri të reja


Një nga ndryshimet më të përfolura është krijimi i një ministrie të re për menaxhimin e territorit dhe planifikimin urban. Kjo, sipas Muçës, lidhet me përqendrimin që Rama ka pasur te hapësirat publike dhe ndërhyrjet urbanistike, për të cilat shpesh ka kritikuar bashkitë.

“Qëllimi është centralizimi i menaxhimit të territorit, pasi Rama nuk i beson më bashkive në këtë drejtim,” tha ai.

Fundi i epokës së disa ministrave


Një pikë tjetër e nxehtë është qëndrimi i disa figurave të forta të qeverisë.

Sipas Flogert Muçës, Edi Rama do ta mbajë premtimin që asnjë ministër nuk do të qëndrojë më shumë se pesë vite në detyrë.

“Këta figura nuk do të jenë më ministra. Mund të kalojnë në pozicione të tjera, por jo në kabinetin qeveritar,” tha ai, duke lënë të hapur mundësinë që disa prej tyre të shfaqen në role të tjera politike apo partiake.

Çfarë ndodh me Belinda Ballukun?


I pyetur për Ballukun, Muça shtoi: “Ndoshta do të qëndrojë vetëm si zëvendëskryeministre pa portofol, por jo më si ministre me dikaster. Ka shumë mundësi që të tjerët ta ndjekin të njëjtin fat.”

Veliaj i sigurt në Bashkinë e Tiranës


Në lidhje me thashethemet për një garë të mundshme në Bashkinë e Tiranës, Flogert Muça ishte i prerë:

“Zgjedhje nuk do të ketë. Erion Veliaj është i sigurt në pozicionin e tij, përveçse nëse ndodh ndonjë shkarkim por edhe atëherë, ai do të rikthehej menjëherë përmes Gjykatës Kushtetuese.”

“Gjithkush do të donte të qëndronte ministër,” përfundoi Muça/E.P-dritare.net