
Nga parajsa tropikale në qeli në Tiranë. Kush është 41-vjeçari që u ekstradua gjatë natës!
Dritare.net
Është finalizuar sot në orët e para të mëngjesit ekstradimi nga Punta Cana, Republika Domenikane, drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Soni Pepa, alias Vilson Pepa, 41 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK si pjesë e grupit të Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
41-vjeçari, i njohur edhe si Soni Pepa, akuzohet si i përfshirë në trafikun e një ngarkese prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kg të tjerë lëndë narkotike në të njëjtin qytet.
Ekstradimi u bë i mundur falë bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, në kuadër të operacionit ndërkombëtar policor të koduar “The Wanted”.
Soni (Vilson) Pepa ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale: trafikim i narkotikëve, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
/K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















