
Më 16 maj 2025, Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (KPE), një ngjarje e rëndësishme që pritet të mbledhë mbi 40 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Evropa. Ky është samiti i gjashtë i KPE-së dhe konsiderohet si takimi më i madh diplomatik në historinë e Shqipërisë .
Axhenda e Samitit të KPE më 16 maj
Sipas programit zyrtar, aktivitetet e samitit do të zhvillohen si më poshtë :
• 10:00 – Mbërritja e delegacioneve dhe deklaratat për media
• 11:00 – Ceremonia zyrtare e hapjes
• 11:30 – Fotografia familjare
• 11:45 – Seanca e parë plenare
• 13:00 – Dreka zyrtare
• Pasdite – Tryeza tematike dhe takime dypalëshe mes liderëve
• 18:30 – Konferencë për shtyp nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm
Masat e sigurisë dhe ndikimi në qytet
Për shkak të këtij samiti, qendra e Tiranës do të përjetojë masa të rrepta sigurie dhe kufizime të qarkullimit. Policia e Shtetit ka njoftuar për bllokime të pjesshme dhe të plota të disa akseve rrugore, veçanërisht në zonën e Sheshit “Skënderbej” dhe rrugëve përreth, nga ora 13:00 deri në 18:00 .
Për të lehtësuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të shmangur trafikun, qeveria ka shpallur datat 15 dhe 16 maj si ditë pushimi për administratën shtetërore në Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, me përjashtim të shërbimeve esenciale si policia, ushtria dhe shëndetësia./L.F-dritare.net

















