
Erion Veliaj: E vërteta për përplasjen me Ramën për shkarkimin e Anuela Ristanit!
Dritare.net
Erion Veliaj ka reaguar në Facebook për lajmet që qarkullojnë në media për përplasjen e tij me kryeministrin Edi Rama për delegimin e punës në krye të Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj shkruan:
"U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.
E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.
E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi.", shkruan Veliaj./K.C/dritare.net

















