Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erdha në Tiranë të të vrisja, por t’i ngjitesh më lart. Rama rrëfen bisedën me Elmar Brok!

Erdha në Tiranë të të vrisja, por t’i ngjitesh më

Kryeministri Edi Rama, është takuar në Gjermani me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i qeverisë ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqen të dy të përqafuar dhe të buzëqeshur, ndërsa ka zbuluar dhe bisedën me Brok.

Postimi i Ramës:

Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!

Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!

Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër

*Aachen, Gjermani