
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Julian Hodajt nga detyra e zëvendësministrit të Brendshëm. Po në Ministrinë e Brendshme, disa javë më parë u shkarkua një tjetër zv/ministër, Andi Mahila, pasi u kap duke pirë cigare në ambientet e mbyllura.
Njoftimi:
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA