Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rajmonda Bulku: Berisha ishte dhe mbetet udhëheqësi i demokracisë shqiptare!

Rajmonda Bulku: Berisha ishte dhe mbetet udhëheqësi i demokracisë

Në një takim me demokratët, aktorja dhe ish-deputetja Rajmonda Bulku mbajti një fjalim ku vlerësoi rolin e Sali Berishës në themelimin dhe udhëheqjen e Partisë Demokratike.

Bulku kujtoi ditët e para të lëvizjes demokratike, 35 vite më parë, ku theksoi se zgjedhja për lirinë ishte akt i guximshëm, si për intelektualët e kohës, ashtu edhe për qytetarët që mbështetën ndryshimin.

Rajmonda Bulku: Të nderuar demokratë, mirëmbrëma. Mirëmbrëma dhe shumë i nderuar zoti Berisha. Kam nderin të jem këtu, t’ju përshëndes dhe t’ju uroj se keni rrugë të gjatë dhe ju presin suksese dhe fitore, që demokratët e presin me shumë ankth dhe me të drejtë. Por të kujtosh është bukur, por mbi të gjitha është edhe, është edhe një kusht historik. Duhet të dish nga vjen, duhet të dish çfarë përpjekjesh ke bërë, duhet të dish se sa kohë të vështira kanë qenë. Nuk ishte sot. Ishte 35 vite më parë, ishte diktatura komuniste, ishte sigurimi i brendshëm. Çdo moment mund të ndodhte gjithçka me trupin tënd, një asgjësim fizik.

Dhe në qoftë se shumë intelektualë, me parti, pa parti, të lindur në familje komuniste, zgjodhën lirinë. Këtë e kam të huazuar nga ju, zoti Berisha, që e thatë, e ripërsëritët, që ishte një zgjedhje. Liria ishte një zgjedhje. Dhe ne të gjithë, bashkë jush, qytetarë të Tiranës, rini, intelektualë, studentë, ëh, gra, burra, motra, vëllezër, ju bashka-ngjitem juve. Ju besuam, ju mbështetëm, ishim pranë jush në çdo moment dhe nuk duhet harruar sepse nëse ju ishit diku dhe bënit punën tuaj për të krijuar Partinë e parë Demokratike në një shtet akoma komunist shqiptar, shumë njerëz ishin jashtë jush, duke ju ruajtur e para, duke besuar, duke shpresuar dhe duke qenë, duke dashur të jenë dëshmitarë të atij akti heroik. Pra, ishte vështirë. Zoti Berisha, kam kënaqësinë t’ju uroj sot një jetë të gjatë dhe një udhëheqje të fortë të Partisë Demokratike deri në fitoren e saj përfundimtare, ashtu siç i takon, sepse për herë të parë ishit ju që pashë kryetar i Partisë Demokratike në apartamentin, në shtëpinë e Pashkos.

Dhe sot jeni ju përballë midis nesh dhe përballë meje për të thënë që jam krenare që ju kam ndjekur, jam krenare që ju kam mbështetur dhe besoj fort sepse ishit ju në atë dhjetor të para pak viteve që ishte një mrekulli, që ju mbështeti e gjithë forca demokratike e Shqipërisë në atë stadium. Ishin foltoret tuaja, ishin primarët tuaj. Vazhdoni dhe ne do ju besojmë dhe do ju mbështesim./dritare.net