Berisha sherr me Ballën: I rrëmbeve zgjedhjet e 11 majit!
Dritare.net

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi ashpër Taulant Ballën, duke e cilësuar si një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj të vendit, ku theksoi se zgjedhjet e 11 majit u rrëmbyen me metodat më antikushtetuese.
Berisha theksoi se PD mbrojti votën por paralajmëroi se kurrë më një farsë e tillë zgjedhore nuk do të lejohet të përsëritet.
Berisha: Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit. Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës.
Ky është realiteti.
Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese. Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.
Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike. Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua.
Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë. Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm. Por e themi këtu, kurrë më. Kurrë më.
Hiqeni nga mendja!/dritare.net