Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emri/ Ky është personi i kërkuar nga policia, që efektivi i Portit të Durrësit e lejoi të ikte!

Emri/ Ky është personi i kërkuar nga policia, që efektivi

Oficeri Gledis Lushi është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka lejuar daljen jashtë shtetit të një personi të shpallur në kërkim për vepra penale.

Mësohet se personi që polici i Portit të Durrësit lejoi që të ikte nga vendi ynë edhe pse ndodhej në kërkim është Elidon Çela. Bëhet me dije se Çela është pronar i agjencisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Çela ishte shpallur në kërkim pasi një vit më parë, në fugonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara, ku paratë ishin fshehur në tavanin e mjetit.

Rezulton se Çela ka dalë nga Shqipëria më 17 shtator, ku polici e ka kaluar atë në mënyrë të paligjshme. Sakaq, Çela është arrestuar sërish nga policia pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit./M.K-dritare.net