Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emrat/ PS merr 8 mandate në Durrës, PD siguron 6!

Emrat/ PS merr 8 mandate në Durrës, PD siguron 6!

Në Qarkun Durrës, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 8 mandate duke marrë 52.7% të votave, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 6 mandate me 38.6% të votave.

Ndërsa numërimi i votave preferenciale vijon, ka një panoramë se cilët do të jenë deputetët në Kuvend, përfshirë ata të listave të hapura.


Nga PS, në Kuvend do të jenë; Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skender Pashaj, Aurora Mara të listës së mbyllur dhe Arkend Balla, Ani Dyrmishi dhe Ilir Ndraxhi nga lista e hapur.

Në PD në Kuvend do të jetë Oerd Bylykbashi, Artan Luku, Manjola Luku, Gent Strazimiri, Igli Cara, të cilët janë nga lista e mbyllur, ndërsa ish-prokurori Arian Ndoja mund të futet në Kuvend nga lista e hapur, pasi deri më tani rezulton më i votuari./L.F-dritare.net