Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjas. Ja çfarë gjeti policia në servisin e tij!
Dritare.net
Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim babain e Florenc Çapjas, Fejzullah Çapjan. Shpallja në kërkim e tij vjen pas aksionit të policisë dhe Prokurorisë Speciale SPAK, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.
Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se është ushtruar kontroll në një servis në lagjen “Emin Matraxhiu”, për të arrestuar shumëkërkuarin, Florenc Çapja.
Nuk dihet ende se çfarë informacionesh ka pasur policia për Florenc Çapjan që kreu kontrolle në servisin e babait të tij.
Në këtë servis, pronë e babait të të shumëkërkuarit, policia ka gjetur sende pa leje, me stemën e policisë, që sigurojnë kushte për kryerjen e një vrasje thanë burimet.
Babai i Florenc Çapja, Fejzulla Çapja do akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”./Xh.Xh/dritare.net