
Inteligjenca artificiale do shkurtoje vendet e punes. Pershtatuni me boten e re! Flet eksperti IT!
Dritare.net
I ftuar në Dritare TV në një lidhje të drejtpërdrejtë gjatë edicionit informative ishte eksperti i IT, Said Duleviç i cili foli në lidhje me inteligjencën artificiale. Ai foli në lidhje me disa profesione, ku inteligjenca amerikane mund të ndikojë sa i përket vendeve të punësimit, por që nuk mund ta zëvendësojë kurrë njeriun.
"Është një teknologji e programuar. Pra mund ta pyesësh dhe të kthen përgjigje në bazë të databazës së vet. Është e bukur dhe e frikshme njëkohësisht sepse e bukura është që çdokush e ka në dorë të zgjidhi të gjitha problemet që ka në punë, në jetën e tij, e ndihmon në pjesën e medias sa i përket artikujve, poezive, zgjidhje ushtrimesh, problemesh, pra zgjidhje për gjithçka. Të gjitha kompanitë e fuqishme në botë po e pranojnë dhe investojnë që dhe ato të sjellin një gjë të ngjashme. ChatGTP është kryefjala e vitit 2023, dhe Bingu, Google dhe shumë kompani të ngjashme janë duke bërë një garë se kush do të sjellë një version më të mirë për njerëzit.
Ato që rrezikohen janë punë që lidhen me pjesën e kontentit sepse deri dje duhej një person që krijonte bloge dhe tashmë e pyet këtë të inteligjencës dhe ajo të krijon një blog për ty që është autentik, pa gabime dhe di dhe shqip. Profesione të tjera, janë dhe persona që merren me kontent me pjesën e rrjeteve sociale që merren me poezitë, skriptet e videove, skriptet e montazhit, programuesit, ekonomistët, tashmë formulat e exelit. Pyet inteligjencën dhe të nxjerr formulën e saktë dhe pa gabime.
Njeriun nuk mund ta zëvendësojë, sepse kjo është si programimi që kur doli në fillim njerëzit u trembën sepse do të humbnin vendet e punësimit, por programimi në fakt solli zhvillim, krijoi hapësira pune.
Njeriu prapë mbetet qenia që e ka krijuar këtë teknologji dhe ndërkohë dhe duhet ta komandojë.
Aspektet negative janë që do shkurtojë vendet e punës por kjo nuk është e saktë. Mund të jetë dhe një problem sepse jo gjithmonë nxjerrë informacion të saktë", u shpreh Duleviç./A.ZH-dritare.net

















