Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Pse e dua mandatin e katërt!

Edi Rama: Pse e dua mandatin e katërt!

Kryeministri Edi Rama sot në një komunikim me qytetarët përmes platformave sociale, foli për mandatin e katërt për të cilin tha se nuk po e kërkon për karrigen e tij por për një mision.

Rama tha se misioni i tij dhe i PS është të anëtarësojë Shqipërinë në BE.

“Unë s’po kërkoj asgjë për veten time. Nuk është për veten time apo për karrigen ku jam ulur. Këtu është misioni im dhe i PS, të ftoj ta bësh edhe misionin tënd që ta bëjmë Shqipërinë në BE. Për këtë rri në detyrë. Sa i përket viteve, numëro sa kanë ndenjur jo një por më shumë se një kancelar në Gjermani, dhe pyete veten po gjermanët janë diktaturë apo popull çyryk. Asnjëra dhe as tjetra, kështu edhe shqiptarët. Nuk jetojnë në diktaturë dhe nuk janë popull çyryk. Siç i bëjnë ata që duke mu hedhur mua nëpër ato moçalet televizive që më hidhen se pse bëj një batutë se gjysma e burrave janë çyrykë. Ndërkohë kjo batutë ka një të vërtetë brenda kur mendon se një pjesë e madhe e burrave preferojnë kënetën, se ta thoshin se duam Ramën dhe PS, dhe po votojmë Stamo Dumon, ok! Po kënetën përsëri? Ça t’i thuash? Politikisht është skandaloze. Patriotikisht është skandaloze. Europianisht është skandaloze nga të gjitha anët. Është thjesht turp të mendosh se Shqipëria mund të përfaqësohet nga këneta.”, u shpreh Rama./L.F-dritare.net