Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E rëndë në Elbasan, trupi i pajetë i 40-vjeçares gjendet në ujërat e lumit Shkumbin!

E rëndë në Elbasan, trupi i pajetë i 40-vjeçares

Një trup i pajetë u gjet mbrëmjen e sotme në fshatin Krastë të Elbasanit. Ka qenë ora 19:00 kur banorët kanë konstatuar trupin e pajetë në ujërat e lumit Shkumbin.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë njoftuar edhe palombarët. Për shkak të errësirës, ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por në operacion janë përfshirë 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.

Viktima është një grua rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar. Nga të dhënat e para dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./dritare.net