Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dumani në forumin e kryeprokurorëve: Hetimet e përbashkëta, çelësi kundër korrupsionit!

Dumani në forumin e kryeprokurorëve: Hetimet e përbashkëta,

Në Tiranë po zhvillohet Forumi Konsultativ i Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor. Kreu i SPAK, Altin Dumani në fjalën e tij tha se nuk i bashkon vetëm gjeografia por dhe lufta kundër korrupsionit.

Ai nënvizoi se, bashkëpunimet me Eurojust ka dhënë rezultate të prekshme dhe janë trajtuar çështje komplekse. Dumani u bëri thirrje dhe vendeve të tjera të rajonit, që të përqafojnë modelin e bashkëpunimit.

“Ne nuk na bashkon vetëm gjeografia por dhe lufta për korrupsionin. Grupet kriminale janë të ndërlidhura operacionet janë transnacionale. Më shumë hetime të përbashkëta, ndarja e informacioneve një mision i qartë se gjeografia nuk e pengon por e ndihmon partneritetin tonë.

Bashkëpunimi me Eurojust, nyje strategjike për bashkëpunim, përmes punës trajtuam raste komplekse duke punuar sëbashku. Po t’i hedhim një sy raportit të Eurojust SPAK është prokuroria me numrin më të lartë të çështjeve të çelura në Eurojust. Në janar maj, 10 mbledhje, 23 skuadra hetimore me BE e rajon, 1 skuadër me Amerikën Latine.

Të paktën më prokuroritë e Malit të Zi, Kosovës kemi treguar se një bashkëpunim i hapur dhe duke i besuar njëri-tjetrit bën të mundur hetimin e suksesshëm. Unë them që është një model bashkëpunimi qe kemi me këto tre shtete që duhet të përqafohet dhe nga vendet e tjera të rajonit që nuk kanë qenë aq bashkëpunëtorë. Gjithashtu SPAK i ka kushtuar vëmendjen ekzekutimit të kërkesave që vijnë nga vendet e rajonit apo dhe të BE. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e gjatë dhe ndonjëherë e izoluar kur bashkëpunojmë me njëri tjetrin bëhet më e lehtë. Të vazhdojmë dialogun për të arritur zgjedhje konkrete”, tha Dumani./E.P-dritare.net