Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Superjahti australian ankorohet në Durrës, vijnë 83 turistë nga e gjithë bota

Foto/ Superjahti australian ankorohet në Durrës, vijnë 83

Një moment historik për turizmin shqiptar u shënua sot me ndalesën e parë të kroçerës luksoze australiane “Emerald Azzurra” në Portin e Durrësit. 83 turistë nga e gjithë bota zbritën në bregun shqiptar për të zbuluar thesaret e qytetit të lashtë dhe magjinë e Krujës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një postim në Facebook:
“Emerald Azzurra”, kroçera luksoze australiane, ndaloi sot për herë të parë në Portin e Durrësit. 83 turistë nga e gjithë bota zbritën në bregun tonë për të zbuluar historinë e Durrësit dhe magjinë e Krujës, teksa ky superjaht 110 metra i gjatë do të vazhdojë më pas drejt brigjeve italiane. Një tjetër dëshmi se Shqipëria nuk është më një sekret në Mesdhe, por një destinacion i dëshiruar për ata që kërkojnë shije, histori dhe përjetime autentike.", shkroi Rama.

Foto/ Superjahti australian ankorohet në Durrës, vijnë 83

Superjahti, i gjatë 110 metra, do të vazhdojë më pas udhëtimin e tij drejt brigjeve italiane, duke sjellë kështu vëmendjen ndërkombëtare drejt Shqipërisë si një destinacion të dëshiruar për shije, histori dhe përjetime autentike.

Kjo ndalesë është një tjetër dëshmi e rëndësisë në rritje të Shqipërisë në hartën turistike të Mesdheut, duke treguar se vendi nuk është më një sekret, por një destinacion që ofron eksperienca unike./K.C/dritare.net