Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Televizioni iranian bombardohet gjatë transmetimit

Video/ Televizioni iranian bombardohet gjatë transmetimit


Televizioni shtetëror iranian raportoi se është goditur nga një sulm izraelit, në një zhvillim të paprecedentë në përshkallëzimin e tensioneve midis dy vendeve. Lajmi u konfirmua nga Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit (IRINN), një degë zyrtare e transmetuesit shtetëror, duke cituar burime të brendshme dhe raportime nga agjencia Reuters.

Sipas njoftimit, sulmi ndodhi pak orë pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit lëshoi një paralajmërim të ashpër, duke deklaruar se "transmetuesi shtetëror iranian është gati të zhduket." Nuk janë dhënë ende detaje të plota mbi shkallën e dëmeve, por është publikuar një kapje ekrani që tregon momentin kur mbeturina ranë në studion e lajmeve gjatë transmetimit live.

Pamjet e plota të incidentit pritet të publikohen në orët në vijim./K.C/dritare.net