
Papritur kam ankth të ngas makinën. Çfarë po më ndodh? Flet psikologia!
Dritare.net
Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë 27 vjeç e cila kam një vit që i jap makinës, por kam disa javë që nuk ndihem mirë emocionalisht sa herë hipi në makinë. Kam filluar të kem ankth dhe frikë për të ngarë makinën. Mund të më japësh një këshillë të lutem?
Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Frika nga drejtimi i makinës , është një çrregullim specifik ankthi. Rëndësia e trajtimit të kësaj fobie i jepet faktit se ajo mund të shkaktojë një atak paiku duke e bërë drejtimin e makinës një përvojë jashtëzakonisht stresuese. Ky çrregullim ankthi shfaqet në shumë forma, që nga shqetësimi i lehtë gjatë drejtimit të makinës deri te tmerri i plotë që mund ta bëjë individin të shmangë plotësisht drejtimin e makinës.
Njerëzit që vuajnë nga kjo frikë mund të përjetojnë shumë simptoma. Simptomat e kësaj frike mund të ndryshojnë shumë nga personi në person, si në intensitet ashtu edhe në manifestime. Simptomat e zakonshme mund të përfshijnë rritje e rrahjeve të zemrës, dridhje, vështirësi në frymëmarrje, marramendje dhe të përziera.
Këto simptoma mund të shfaqen jo vetëm gjatë drejtimit të makinës, por edhe me mendimin e thjeshtë për t'u ulur pas timonit. Shkaqet mund të jenë të ndryshme dhe shpesh janë rezultat i një kombinimi faktorësh kompleksë dhe të ndërlidhur. Pasojat e kësaj frike mund të jenë jashtëzakonisht kufizuese, jo vetëm për lëvizshmërinë e personit, por edhe për jetën e tyre shoqërore dhe të punës. Frika nga drejtimi i makinës në fakt mund të çojë në izolim pasi individi shmang situatat që kërkojnë drejtim të makinës, të tilla si vizita te miqtë, shkuarja në punë ose
bërja e pazarit. Marrëdhëniet ndërpersonale gjithashtu mund të preken, pasi personi mund të refuzojë ftesat ose të shmangë situatat sociale që kërkojnë drejtimin e makinës. E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim për situatën tuaj do t’ju sugjeroja ta filloni me kujdesin për makinën tuaj. Mbajtja e makinës suaj në gjendjen më të mirë të mundshme është një hap i parë për t'u siguruar vetes. Prandaj, një zakon i mirë është ta kontrolloni rregullisht tek një mekanik për t'u siguruar që po funksionon siç duhet.
Përveç kësaj, krijimi i një mjedisi të favorshëm përreth jush ndihmon gjithashtu në uljen e niveleve të ankthit dhe rritjen e ndjenjës së vetëbesimit. Prandaj, përpiquni ta mbani gjithmonë të pastër, të rregullt dhe aromë të mirë. Lexuesja jonë mos u nxitoni kur ngisni makinën. Të gjesh kohën e duhur për të arritur në destinacionin tënd pa i imponuar vetes një kohë të paracaktuar shpesh të ndihmon të qëndrosh i qetë dhe të ndihesh më rehat pas timonit. Ashtu si të mos ndikohesh nga drejtimi i makinës nga të tjerët dhe të ngasësh
makinën i përgjumur nga muzika e listës tënde të preferuar të këngëve. Përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj, praktikimi i frymëmarrjes së kontrolluar ngadalëson rrahjet e zemrës dhe gjeneron një ndjesi relaksimi të menjëhershëm dhe një ulje të nivelit të stresit. Frika nga drejtimi i makinës mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën e përditshme të atyre që vuajnë prej saj. Përballimi i kësaj frike mund të kërkojë kohë dhe durim, është e mundur të mposhtni frikën e drejtimit të makinës dhe të rifitoni pavarësinë dhe qetësinë.
Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj.Gjithë të mirat ! /dritare.net

















