
Drejtoresha e SUOGJ “Mbretëresha Geraldine”, Eliona Demaliaj ka një mesazh për nënat e reja!
Dritare.net
Tashmë koronavirusi ka infektuar 89 persona në vendin tonë. Frika dhe shqetësimi është i madh në sytë e shqiptarëve tashmë të karantinuar. Përpos lajmeve të keqija që na rrethojnë këto ditë, ka dhe lajme të mira ky vend.
Ka fëmijë që lindin, ka nëna që lanë e lënë maternitetin dhe shkuan në shtëpi bashkë me të vegjlit e tyre. E të tjera lajme të mira dhe të bukura për të cilat flet për dritare.net drejtoresha e maternitetit “SUOGJ Mbretëresha Geraldine”, Eliona Demaliaj.
Intervista
Dritare.net: Si funksionojnë shërbimet e materniteteve këtë kohë?
Eliona Demaliaj: “SUOGJ” Mbreteresha Geraldine” , ashtu si te gjitha maternitetet shteterore ne Shqiperi kane sherbim 24 ore. Mjeket jane aty ne pritje te grave qe vijne per t’u bere nena dhe vazhdojne trajtojne paciente qe kane probleme te lidhura me shtatezanine apo femijet e tyre. Mjeket dhe personeli infermieror sot jane ne gadishmeri me shume se kurre per te kryer detyren e tyre profesionale dhe njerezore.
Dritare.net: Ka rrezik të infektohen me koronavirus nënat apo foshnjat në maternitet?
Eliona Demaliaj: Rreziku i infektimit ne spital eshte zero. Institucionet kane marre te gjitha masat per furnizim me pajisje mbrojtese, dezinfektim, trajnim stafi per njohjen dhe mbrojtjen nga COVID19. Eshte ndaluar hyrja e familjareve ne ambjentet e spitalit dhe eshte institucioni qe i permbush te gjitha nevojat e tyre.
Jane krijuar hapesira te ndara per rastet qe do dyshohen apo vertetohen per Covid-19. Keto hapesira jane te pajisura me te gjitha aparaturat e nevojshme.
Dritare.net: Çfarë rregullash duhet të zbatojnë gratë shtatzëna apo nënat e reja?
Eliona Demaliaj: Grate qe jane shtatzena dhe ato qe kane lindur duhet te zbatojne si gjithe popullata tjeter rregullat e distancimit social, higjenes personale, larjes dhe dezinfektimit te duarve para, gjate dhe pas ushqyerjes. Perpara dhenies se gjirit duhet te vendosin masken dhe te kryejne procedurat e higjenes personale. Ushqyerja ne menyre te shendetshme rrit imunitetin. Nenat e reja nuk duhet te kene frike dhe ankth. E para, virusi nuk e kalon placenten, pra, nuk kalon nga nena tek femija gjate jetes intrauterine. Ky eshte nje lajm shume i mire. E dyta, edhe nje nene me COVID mund t’i jape gji femijes se vet pasi eshte konsultuar me mjeket dhe duke pasur parasysh rregullat e higjenes.
Dritare.net: Kjo situatë e ka shtuar ankthin te nënat e reja?
Eliona Demaliaj: Ankthi eshte i pranishem mbas lindjes keshtu qe kjo situate e shton ate, por me ndihmen e bashkeshortit dhe duke qene ne kontakt me specialistet besoj ai kalon. Ne SUOGJ “Mbreteresha Geraldine” po perpiqemi te bejme trajnime me nenat e reja mbas lindjes ne ato pak dite qe qendrojne ne spital. U pergjigjemi pyetjeve dhe shqetesimeve te tyre.
Dritare.net: Kanë lindur foshnja këto ditë?
Eliona Demaliaj: SUOGJ” Mbretresha Geraldine” lindin cdo dite shume beba te shendetshem qe lumturojne jo vetem familjet e tyre, por dhe personelin mjekesor. Mjeket, mamite, sanitaret jane sot me shume se kurre ne sherbim dhe me perkushtim kryejne detyren.
Reanimacioni neonatal u jep ndihme femijeve te lindur para kohe apo me probleme dhe cdo dite fitojne beteja te vogla apo te medha me qellim shpetimin e jetes.
Gezimi dhe lumturia qe shikohet tek prinderit na ben te harrojme keto dite te trazuara./dritare.net

















