Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drafti! Ja si do të behet regjistrimi i votuesve që jetojnë jashtë!

Drafti! Ja si do të behet regjistrimi i votuesve që jetojnë

KQZ ka përcaktuar rregullat për regjistrimin e votuesve të Diasporës dhe përgatitjen e listës. Drafti është nxjerrë për konsultim, ndërsa në zgjedhjet që parashikohen të mbahen në maj të 2025-ës, pritet që Diaspora të votojë për herë të parë.

Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit realizohet nga KQZ dhe çdo votues duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit. Përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve.

Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të këtij procesi. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmes Platformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja e saj nëpërmjet PER.

Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit i njoftohet zgjedhësit në llogarinë e tij në PER, si dhe në adresën e email të deklaruar në platformë”, thuhet në draft./M.K-dritare.net