
Do të festohen 28-29 Nëntori? Ja çfarë thotë Manastirliu!
Dritare.net
Vetëm disa ditë na ndajnë nga festat e nëntorit dhe ende nuk dihet nëse do të festohen apo jo. Ndërkohë, dy ditë më parë u vendos dhe një masë tjetër kufizuese. U ndaluan grumbullimet, tubimet apo organizimet ku ka më shumë se 10 persona. Sa i përket festave të nëntorit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se, të gjithë duhet të vendosin në plan të parë kufizimin e kontakteve dhe të bëhen heronj të gjithë, duke dashur veten dhe të tjerët.
“Po afrohen edhe festat e Nëntorit dhe besoj se të gjithë duhet ta vendosim në plan të parë kufizimin e kontakteve dhe të bëhemi heronj të gjithë. Patriot do jetë ai që do dojë veten dhe të afërmit e tij duke qëndruar pranë familjes së ngushtë dhe duke treguar që do veten, familjen dhe kështu do gjithë shoqërinë. Kjo është ndihma që do japë autoriteteve të shëndetësisë, që janë në punë prej 9 muajsh.”- tha Manastirliu./K.C/dritare.net

















