
Dje u inaugurua, sot Rama nxjerr pamjet nga Bypass-i i Tepelenës
E Martë 14 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Ditën e djeshme, 13 korrik, kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Bypassi-t të Tepelenës, që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë.
Sot kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka nxjerrë pamje të rrugës ku makinat kanë filluar të qarkullojnë.
"MIRËMËNGJES , dhe ju uroj rrugë të mbarë në Bypass-in e Tepelenës", shkruan Rama./E.B-dritare.net

















